18.5 C
Tirana
13 / 03 / 2026

Ukrainasit avancojnë ofensivën në jug, autoritetet pro-ruse kërkojnë evakuimin

Ofensiva e trupave ukrainase është përshpejtuar në frontin jugor. Pasi lëshuan fshatra të shumtë, autoritetet e caktuara nga Moska në Kherson i kanë kërkuar Rusisë të organizojë evakuimin e civilëve nga ky territor, që u aneksua ilegalisht vetëm 2 javë më parë.

Në një mesazh të transmetuar në rrjetin Telegram, guvernatori Vladimir Saldo kërkoi evakuim të përgjithshëm.

“Së pari të bëhet evakuimi për banorët e bregut të djathtë. Por, në të njëjtën kohë ne sugjerojmë që të gjithë banorët e Khersonit të evakuohen, për t’i mbrojtur ata nga pasojat e sulmeve me raketa”, tha Vladimir Saldo, guvernator i caktuar i Khersonit.

Ndërkohë, Rusia vazhdon bombardimet masive ndaj infrastrukturave urbane të Ukrainës. Këtë të enjte, të paktën 4 qytete të mëdha dhe disa të vogla u prekën nga sulmet.

Në Kiev, dronët kamikazë të prodhuar nga Irani u shfaqën sërish dhe dyshohet të kenë shkaktuar të paktën 2 viktima.

Bombardimet masive si hakmarrje ndaj atentatit ndaj urës së Krimesë, që u atribuohet shërbimeve sekrete ukrainase, kanë prekur zona të banuara, si për shembull në Mikolaiv, ku një ndërtesë 5-katëshe mbeti e dëmtuar.

Të enjten, shërbimet e emergjencës arritën të shpëtonin jetën e një djali 11-vjeçar, pasi kishte kaluar 6 orë nën rrënoja.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x