17.5 C
Tirana
20 / 09 / 2024

Ukraina i jep goditjen e rëndë Rusisë, i shkatërron depon e mbushur me raketa e municione

Sulmet ukrainase me dronë dhe raketa në territorin rus nuk janë ndaluar as gjatë mbrëmjes së kaluar dhe orëve të para të së enjtes, madje për Kievit kjo mund të ketë qenë një nga netët më të suksesshme në përballjen e tyre me armikun.

Një burim nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka thënë për CNN se Kievi ka arritur të shkatërrojë një depo të madhe municionesh në rajonin perëndimor rus të Tverit.

Dronët arritën të shënjestrojnë depon në qytetin Toropets, e cila ruante sistemet e raketave taktike Iskander, sistemet e raketave taktike Tochka-U dhe municione artilerie.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x