Nga Mero Baze
Nuk e kuptoj pse Berishës iu desh të shpikte këtë “Kongresin elektoral të CDU-së” për të udhëtuar në Gjermani. Në atë moshë të thyer, ai dhe gruaja e tij kanë plot arsye për të shkuar atje. Gruaja është e regjistruar si e sëmurë kronike, ndërsa vetë Berisha ka hallet e moshës dhe duhet të kontrollohet për shëndetin. Ai është kontrolluar rregullisht në Gjermani.
Tani nuk është më sekret se ata kanë një shtëpi të madhe në Gjermani, Roterdam, Belgjikë dhe Hungari, kështu që nuk kanë as shpenzime për hotele. Ka plot arsye për të shkuar në shtëpitë e tyre, aq më tepër tani që SPAK-u ua nxori turpin dhe ua bëri publik.
Po ashtu, ai ka deklaruar se shpenzimet e shëndetit ia mbulojnë fëmijët, dhe Shkëlzenin e kishte me vete.
Pra, ai është tërësisht i justifikuar si një familje e pasur me katër shtëpi të mëdha në Perëndim që kalon një fundjavë jashtë Shqipërisë.
Fakti që ka zgjedhur këtë fundjavë, kur të hënën duhet të paraqitet në SPAK, natyrisht është bërë për t’i kursyer PD-së një miting më pak përpara SPAK-ut. Dhe mirë ka bërë.
Puna është pse i duhet të gënjejë duke thënë se po shkon në Kongresin elektoral të CDU-së. Në një kongres të tillë nuk shkohet me gruan dhe djalin. Ai ende nuk është në atë gjendje shëndetësore që të ketë nevojë për gruan si kujdestare apo për djalin që ta mbajë nga krahu. Duket qartë që po shkojnë për hallet e tyre familjare.
Por meqë u është bërë zakon që partinë ta përdorin për çdo hall të tyre familjar, edhe fundjavat familjare duhet t’i justifikojnë me punë partie.
Kongresi elektoral i CDU-së nuk ka rëndësi as për vetë CDU-në, e jo më për Berishën. Aty thjesht shpallen listat elektorale dhe lexohet programi. Nuk ka ndonjë arsye që Berisha të shkojë nga Shqipëria për të marrë pjesë, aq më tepër që ata ia kanë hequr vizën me kohë dhe e kanë izoluar politikisht.
Në një njoftim në faqen zyrtare të CDU-së tregohet qartë se kushdo që dëshiron të marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së në Gjermani, mund të regjistrohet thjesht duke dërguar një email në adresën partietag@cdu.de.
Pas dërgimit të emailit, pjesëmarrësi merr të gjitha informacionet e nevojshme për regjistrimin individual.
Gjithashtu, njoftimi thekson se është e rëndësishme që të interesuarit të informohen për udhëzimet mbi mbrojtjen e të dhënave personale, të cilat janë në fuqi për Kongresin e vitit 2025.
- Keshilli Drejtues i RTSH/ Çfarë mungese dinjiteti, çfarë fëlliqësie e neveritshme! - 05/02/2025
- Ku shkuan milionat e SHBA dhe a është USAID Albania në përputhje me urdhrin e Trump? - 05/02/2025
- “Para fushate, premtojnë gjëra imagjinare”, Rama ironizon opozitën, flet për pensionet: Do vijojmë me dy bonuset, por do rindërhyjmë në sistem - 05/02/2025