8.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

U përmend nga opozita se është në listën e aktivistëve të PS, reagon kreu i KLP: Ja si qëndron e vërteta…

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ka reaguar lidhur me citimin e emrit të tij në në ashtuquajturën listë të aktivistëve të Partisë Socialiste.

Në reagimin zyrtar, kreu i KLP-së shprehet se nuk e ka shkarkuar, parë dhe përdorur asnjëherë një aplikacionin për të cilin nuk e ka idenë se çfarë përfaqëson.

Balla shton se anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit.

Reagimi:

Kryetari i KLP-së zoti Alfred Balla sqaron gjithë gazetarët e medias në lidhje me citimin e emrit të tij në të ashtuquajturën listë të aktivistëve të partisë Socialiste: Në lidhje me këtë fakt që ai e konsideron të pa vërtetë, zoti Balla është vënë në dijeni nga media. Ai shprehet se nuk e ka shkarkuar, parë dhe përdorur asnjëherë një aplikacionin për të cilin nuk e ka idenë se çfarë përfaqëson. Anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues. Ai inkurajon gjithashtu organet e drejtësisë të hetojnë dhe të gjejnë shpërndarësit e këtij lajmi të pavërtetë për

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x