Agron Neza, emri i të cilit përmendet në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për këtë çështje në Shqipëri.
Ish-agjenti i FBI Charles McGonigal pranoi se ka marrë 225 mijë dollarë nga “ish agjenti shqiptar”, i cili është identifikuar pikërisht si Agron Neza.
Kujtojmë se McGonigal është dënuar me 50 muaj burg në lidhje me akuzat për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar.
Ende nuk ka asnjë njoftim nga Prokuroria e Posaçme mbi ecurinë e hetimeve të kësaj dosje në Shqipëri, apo mbi personat që po hetohen.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026