Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me operacionin e zhvilluar në Turqi, ku u arrestuan 3 shtetas shqiptarë pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme droge.
Përveç policit Florenc Bicerri, policia turke ka arrestuar dhe Kujtim Çelikun, ish-komando, i skeduar më parë për vjedhje. Po ashtu pas hekurave ra dhe Adrian Qirici.
Raportohet se efektivi i policisë rrugore në Tiranë mori leje nga puna dhe në datën 5 tetor fluturoi së bashku me shtetasin Kujtim Çeliku nga Rinasi drejt Turqisë, ku dhe u kapën me një sasi të konsiderueshme droge nga autoritetet turke.
Ndërkohë Polica Rrugore që prej datës 8 tetor ka nisur hetimin disiplinor për efektivin si dhe procedurën për largimin e tij nga puna si shkak e mosparaqitjes në detyrë.