11.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

U akuzua nga Tirana si spiune, Rusia kërkon ekstradimin e ruses Svetlana Timofeeva

Rusia kërkon ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e cila u arrestua se bashku me dy shtetas të tjerë, pasi tentuan që të futen në ish-uzinën e armëve në Gramsh, në gusht të këtij viti dhe sulmuan dy ushtarët shqiptarë të cilët po ruanin uzinën.

Burime për gazetaren e Report Tv Keti Banushi, nga prokuroria e Elbasanit konfirmojnë se ka një kërkesë, por që ende nuk është çuar zyrtarisht në gjykatë, pasi po verifikohet bazueshmëria në ligj dhe konventa, pasi ka një procedim penal këtu. Kërkesa ka ardhur dy javë më parë.

Dy rusët  Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe ukrainasi Fedir Alpatov, 25 vjeç mbahen në burg që prej datës 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfiktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x