Kryeministri Edi Rama do të presë nesër në Tiranë Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Sipas njoftimeve zyrtare, ceremonia e mirëseardhjes do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pritet të diskutohet mbi rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Fillimisht, presidentja do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama, e më pas do të mbahet një takim bilateral mes dy delegacioneve.
Pas përfundimit të takimeve, është njoftuar se do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp, ku kryeministri Edi Rama dhe Presidentja Ursula von der Leyen do të flasin mbi zhvillimet e takimit.
Ky takim zhvillohet në kuadër të turit që Ursula von der Leyen do të nisë të hënën në Ballkanin Perëndimor, me qëllim theksimin e mbështetjes së Bashkimit Europian për procesin e anëtarësimit të rajonit në BE, si dhe për të diskutuar Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024–2027.
- Gjenerata e re e Policisë, ministrja Koçiu: Ju mbani një uniformë të rëndë… - 13/10/2025
- Manastirliu me banorët e Tiranës: Më shumë hapësira publike për fëmijët e të moshuarit! - 13/10/2025
- Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, Macron konfirmon mbështetjen për një shtet të pavarur palestinez - 13/10/2025