Partia Socialiste i propozon Presidentit të Republikës Bajram Begaj 11 majin për zgjedhjet parlamentare. Blendi Klosi, sekretari i përgjithshëm i PS tha se kjo datë është sugjeruar në mënyrë që të lihet më shumë kohë për votën e Diasporës.
“Propozuam datën 11 maj. T’ju lemë më shumë kohë emigrantëve”, tha sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi. Presidenti Begaj vijon sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025.
Ndërkohë që PD ka refuzuar, në Presidencë ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi. Pritet që më pas presidenti të ketë takim dhe me kreun e QZ-së Ilirjan Celibashi.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026