Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka larguar zëvendësin e tij, JD Vance, nga negociatat me Iranin dhe e ka shpallur të panevojshme një marrëveshje me Teheranin. Këtë njoftim Trump e bëri në rrjetin e tij të komunikimit në “Truth Social”. Sipas Trump, zëvendësi i tij do të duhet të merret me luftën kundër korrupsionit dhe krimit brenda vendi
“Nuk kemi nevojë për një marrëveshje me Iranin. Ato ditë kanë ikur prej kohësh. Ne kemi paratë e tyre, qindra miliarda dollarë, dhe kemi ngushticën e tyre. Në vend të kësaj, Vance duhet t’i kushtojë “vëmendjen e tij të plotë dhe të pakufizuar” “korrupsionit dhe krimit masiv” në shtetet dhe qytetet e drejtuara nga demokratët, Minesotën, Kaliforninë dhe Illinoisin. Buxheti ynë mund të balancohet shpejt duke ndaluar këto aktivitete kriminale në shkallë të gjerë. Korrupsioni është në gjakun e udhëheqjes demokrate!”, tha Trump.
Vance kohët e fundit ishte përfshirë në bisedime indirekte me Iranin. Sipas një raporti në “Wall Street Journal “, ai po shqyrtonte mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me zyrtarë të lartë iranianë të sigurisë. CNN raportoi se negociatat ishin përshpejtuar ditët e fundit, me të dyja palët që punonin për një marrëveshje që mund të parandalonte një kthim në luftë të hapur.
Anulimi i takimit nga Trump i shuajti shpresat për një zgjidhje diplomatike në tregun e naftës, raportoi Bloomberg. Pas zgjedhjeve të mesmandatit në fillim të nëntorit, Vance përmendi luftën kundër Iranit, e cila filloi në fund të shkurtit, si arsyen e performancës së dobët të republikanëve.
Trump foli edhe për Lindjen e Mesme. Në një intervistë me prezantuesin konservator të radios Hugh Heëitt, ai sugjeroi që sulmet e reja ushtarake kundër Iranit ishin të imagjinueshme: “Nëse do të shihja që gjërat do të shkonin në drejtimin e kundërt, do ta bëja. Dhe është e mundur që ta bëja tani.” Në të njëjtën kohë, ai tregoi se aktualisht nuk shihte asnjë arsye për veprim ushtarak.
- Kërkesat brutale të Rusisë/ “Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO, do gjithë Donbasin dhe gjysmën e Moldavisë - 13/11/2026
- Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme! - 13/11/2026
- Tirana, kryeqyteti më i shtrenjtë i rajonit për ushqimet! Me 100 euro në Prishtinë blen 46% më shumë - 13/11/2026