Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nisur fjalimin në Bordin e Paqes në Uashington.
Trump tha se përgjatë një viti që është në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka pasur arritje të jashtëzakonshme dhe Bordi i Paqes është njëri prej tyre.
Disa vende nuk duan të bashkohen tha Trump, ndërsa disa vende të tjera nuk do të pranohen sipas tij.
“Sukseset që kemi arritur, në fillim më thanë që nuk realizoheshin për 4 vite, u arritën brenda një viti. Arritje financiare të jashtëzakonshme, kemi bërë një punë të mrekullueshme. Bordi i Paqes është një nga gjërat më të arritura. Disa nga luftërat zgjasin prej dhjetëra vitesh dhe ne i kemi dhënë fund brenda dy ditëve.
Gaza është çështje komplekse, Marco Rubio po na ndjek, çfarë pune e mrekullueshme është bërë. Sot është një nder i madh që ju mirëpres në Institutin e Paqes. Është bordi më i fuqishëm, këtu bën pjesë pjesa më e madhe e liderëve botërorë. Disa po bëjnë naze, por shumë drejtues e kanë pranuar menjëherë. Ka disa që nuk duam t’i kemi” – tha Trump në nisje të fjalimit.
- Kulla Eiffel mbyllet pas grevës së stafit, punonjëseve iu kërkua të largoheshin gjatë vizitës së një grupi hindu - 08/09/2026
- Kuvendi nis sot sesionin e ri/ Nga betimi i ministres së re te reforma territoriale, çfarë pritet në seancën e sotme - 08/09/2026
- Qeveria/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë, sot pritet votimi dhe betimi në Kuvend - 08/09/2026