Takimi mes Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, në samitin për Ukrainën në Alaska, u karakterizua jo vetëm nga bisedimet e mbyllura dhe konferenca kaotike për shtyp, por edhe nga një luftë simbolike dominimi përmes gjuhës së trupit.
Putini mbërriti i qetë në tapetin e kuq dhe i dha Trumpit një përshëndetje me gishtin e madh lart, përpara se ta takonte me një shtrëngim duarsh të ngrohtë. Trump reagoi duke duartrokitur dhe buzëqeshur, duke thënë: “Më në fund”, ndërsa më pas preku dorën e homologut rus, një gjest i rrallë për të.
Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, si Darren Stanton dhe Patty Ann Wood, dy liderët u përpoqën të pozicionohen si figura dominante, përmes gjesteve të kontrolluara si “këmbana e kundërt” dhe kontakti fizik i përzgjedhur.
Stanton theksoi se Trump dhe Putin “përputhnin gjestet e njëri-tjetrit” në një shfaqje maçoje, ndërsa Wood vuri re se Trump nuk përdori zakonin e tij për të dominuar fizikisht, por e la dorën poshtë në shtrëngimin fillestar, një shenjë që, sipas saj, sugjeron nënshtrim të qëllimshëm ndaj Putinit.
Përveç kontaktit miqësor, dy liderët ndanë një moment vetëm në limuzinën presidenciale të Trump, “Bisha”, përpara se të pozonin për foto zyrtare.
- Dy pleq që po tallen me botën - 16/08/2025
- Putini largohet me disa fitore të mëdha nga Alaska - 16/08/2025
- “E neveritshme, e turpshme” – As “deal”, as detaje, 1:0 për diktatorin rus Putin - 16/08/2025