Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka folur lidhur me pretendimet se “amerikanët dhe britanikët po e ndihmojnë Kurtin, po e armatosin dhe po blejnë armë për të lokalizuar ushtrinë serbe”.
Duke iu përgjigjur pyetjes për këtë, kreu i shtetit serb ka thënë se “e di cila është e vërteta dhe nuk dëshiron të komentojë”, shkruan KoSSev, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo ndërkohë ka ndërruar mendje në sekond dhe ka shtuar “Ne jemi të vegjël, forcat janë shumë të mëdha dhe shumë të forta, por mirë, pak më pak se sa mendojnë ata”.
Vuçiç ka vazhduar duke pretenduar se ka informacione që kryeministri i Kosovës Albin Kurti “ka qenë në kërkim të artilerisë me largësi prej më shumë se 10 kilometrash.”/javanews
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Përplasja Trump-media/ Pesë rrjete televizive refuzojnë mbulimin, CNN dhe dy media të tjera padisin Shtëpinë e Bardhë - 21/09/2026
- “Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë… - 21/09/2026
- Balla: Nesër bashkë me delegacionin e BE vizitojmë Zvërnecin, eurodeputetët do të informohen mbi detajet e investimit atje - 21/09/2026