Rikthimin në politikën aktive, Ilir Meta e kishte pergatitur përpara se t’i linte zyrën Bajram Begajt.
Në 25 korrik, ish-Presidenti fshiu emrin e krijesës së tij të parë politike LSI, duke e pagëzuar nën emrin e Partisë së Lirisë. Teksa deputetët përgatiten për pushime, Autoriteti i Dosjeve dha alarmin se kishte dosje të sigurimit për Ilir Metën.
Socialistët nisën punën për një ligj të posaçëm për të përjashtuar nga politika çdokënd që rezulton i lidhur dhe bashkëpunëtor me sigurimin e shtetit. Muajt e nxehtë të verës u shoqëruan edhe me histori spiunazhi, pas arrestimit të turistëve rusë në uzinat ushtarake në Gramsh. Por më shumë se historitë e spiunazhit, qeveria u angazhua në rendin publik dhe historinë e zhdukjes së Ervis Martinajt. Edi Rama nuk e priti më dorëheqjen, faturën ja dha të plotë përmes shkarkimit drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.