Trajneri i Spanjës Luis de la Fuente dha një intervistë ekskluzive për Alban Xhihanin në një lidhje direkte për edicionin qendror të lajmeve në TV Klan.
Alban Xhihani: Në dy ndeshjet e para të Shqipërisë, cila është ajo që ju ka tërhequr më shumë vëmendjen?
Luis de la Fuente: Duke njohur mirë Shqipërinë, nuk është se jemi befasuar shumë. E dimë që është një skuadër që është rritur shumë, që ka shumë potencial dhe futbollistë shumë të mirë. Ka një trajner shumë të mirë dhe mund të jetë një surprizë e madhe në këtë kampionat europian.
Alban Xhihani: Ne kemi shënuar gol kundër Italisë shumë shpejt dhe ndaj Kroacisë në fund. Spanja nuk fal, por sipas jush, skuadra jonë është më e mirë në fillim apo në fund?
Luis de la Fuente: Mëshira në futboll nuk duhet të ekzistojë. Ne kemi respekt maksimal për Shqipërinë. Kam parë që potenciali i Shqipërisë mund të surprizojë çdo rival dhe e kam parë gjatë këtyre dy ndeshjeve. Duhet një përqendrim maksimal nga fillimi deri në fund. Nesër shpresoj të jetë një ndeshje e mirë dhe shpresojmë të fitojmë. Do të jetë një spektakël i vërtetë dhe një ndeshje e jashtëzakonshme për t’u parë.
- Gara për kreun e ri të SPAK, Ambasada e SHBA: Integriteti i procesit i rëndësishëm për vijimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit - 14/10/2025
- Rripi i virgjërisë, miti, frika dhe kontrolli mbi trupin femëror - 14/10/2025
- Krerët e Drejtësisë mbi 8 orë raportojnë në Kuvend. Dumani: Krimi i organizuar në nivele të larta. Kryeprokurori: Përgjuam mbi 2 mijë persona. Kodi i ri Penal, represiv - 14/10/2025