Nga qyteti i Sarandës, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u bëri thirrje qytetarëve që t’i besojnë PSD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar si forca e vetme me një program të qartë social në mbështetje të pensionistëve dhe shtresave në nevojë. “Unë e dua pushtetin për t’ju shërbyer ju, të varfërve, të mos mungojnë ilaçet,” – deklaroi Doshi, duke theksuar se PSD është tashmë forca e tretë politike në vend dhe do të mbetet e tillë edhe pas zgjedhjeve.
Saranda si shumë qytete të tjera të Shqipërisë ka probleme të mëdha. Ka probleme me pronat, me ujin dhe dritat, pensionet, ndihmën ekonomike, spitalet dhe parkimet.
Unë nuk dua pushtet, dua thjesht mundësinë për t’i shërbyer më shumë njerëzve.
tomdoshi #psd #partiasocialdemokrate #voto11 #11maj #fyp #viral
- Shpërthen Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen? - 30/01/2026
- Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra! - 30/01/2026
- Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen! - 30/01/2026