Kryetari i PSD, Tom Doshi ka sulmuar kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, se po u bën presione qytetarëve me ndihmë ekonomike.
Tom Doshi pretendoi se Benet Beci është një i infiltruar i Sali Berishës, duke shtuar se “është nën siglën e PS, por bën punën e PD”.
Kreu i PSD-së deklaroi se kryebashkiaku i Shkodrës pas zgjedhjeve do të shkojë në burg, ndaj i kërkoi socialistëve të votojnë partinë e tij.
“Benet Beci u bën presion njerëzve me ndihmë sociale që po nuk votuat PS do t’ua heqim ndihëm.
Është një i infiltruar i Sali Berishës. Në Bashki s’kemi asnjë drejtor socialist, kanë ardhur të gjithë nga PD.
I bëj thirrje socialistëve të votojnë PSD pasi pas zgjedhjeve Benet Beci do të shkojë në burg.
Beneti është nën siglën e PS, por bën punën e PD”, deklaroi Tom Doshi.
- Shpërthen Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen? - 30/01/2026
- Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra! - 30/01/2026
- Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen! - 30/01/2026