1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

Tmerr në Kështjellën Windsor, hajdutët vjedhin automjete bujqësore, ndërsa William dhe Kate flinin me fëmijët e tyre

Një natë tmerri kanë përjetuar Princi William, Kate dhe fëmijët e tyre. Njerëz të maskuar hynë në mjediset e Kështjellës Windsor, pranë rezidencës mbretërore dhe vodhën automjete bujqësore. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, dy persona të cilët janë ende në kërkim, janë ngjitur në gardhin rreth dy metra të lartë dhe vodhën një kamion për ta përdorur për të thyer portën e sigurisë, morën një kamionçinë të zezë dhe një motomjet. Sipas “The Sun”  vjedhja daton në 13 tetor, por lajmet për të janë publikuar vetëm tani.

Kur u shkel zona e sigurisë e Kështjellës Windsor për të vjedhur automjete bujqësore nga Shaw Farm, Princi William, Kate Middleton dhe fëmijët e tyre flinin në shtëpinë e tyre aty pranë, Adelaide Cottage, pesë minuta larg rezidencës Ëindsor.

Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla, nuk ishin në pronë gjatë vjedhjes, por e gjithë familja mbretërore shpesh kalon nëpër portën e Fermës Shaw, e cila u dëmtua gjatë arratisjes së hajdutëve dhe është zëvendësuar.

Burimet e The Sun thonë se hajdutët e kishin monitoruar me kujdes pronën përpara se të kryenin vjedhjen. “Duhet të kenë monitoruar për një kohë kështjellën Windsor”, është hipoteza e punës e hetuesve, për të cilët kriminelët “mund ta kishin njohur paraprakisht zonën dhe të dinin se kur do të kishte qenë koha më e mirë për të goditur”.

“Ka alarme në Kështjellën Windsor, por dikush e kuptoi se kishte pasur një thyerje vetëm kur kuptoi se barriera e sigurisë në daljen e Shaw Farm Gate ishte thyer,” raporton The Sun. Rojet e armatosura janë hequr prej kohësh nga hyrjet.

Siguria e Princit dhe Princeshës së Uellsit dhe fëmijëve të tyre George, Charlotte dhe Louis, ka përfunduar në skandal. Policia e armatosur, duhej të paktën të monitoronte zonën. Një zëdhënës i familjes mbretërore nuk pranoi të komentojë mbi episodin. William dhe Kate u zhvendosën nga Kensington Palace në Adelaide Cottage në verën e vitit 2022.

Në Krishtlindje të vitit 2021, 19-vjeçari Jasëant Singh Chail hyri në kështjellën Windsor i armatosur me një hark me qëllimin për të vrarë mbretëreshën Elizabeth. Ai u arrestua dhe u dënua me nëntë vjet burg.

Gjithashtu në vitin 2021, një grua u arrestua pasi trokiti në dritaren e makinës së Princit Andrew dhe e ofendoi atë, ndërsa ai kalonte nëpër Windsor për të hyrë në pronë. Po atë vit, policia arrestoi dy burra, një 31-vjeçar dhe të dashurën e tij 29-vjeçare, të cilët ishin ngjitur në një gardh.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x