Një tjetër tërmet ka goditur mëngjesin e kësaj të hëne Shqipërinë. Të dhënat nga Emsc-csem, raportojnë se tërmeti ka pasur një magnitudë 3.1 ballë të shkallës dhe rihter dhe me një epiqendër 24 km nga Tirana dhe 11 km nga Burreli.
Tërmeti 3.3 ballë ka qenë më i forti i mëngjesit të sotëm por vlen të kujtohet se ka pasur dhe pasgoditje me magnitutë më të vogël nga 2 deri në 2.6 ballë të shkallës Rihter.
Lëkundjet sizmike të kësaj të hëne janë pasgoditje të tërmetit të fuqishëm 4.7 ballë që goditi mbrëmjen e të dielës Klosin por që u ndie pothuajse në të gjithë vendin.
Nga informacionet paraprake raportohet për disa dëmtime të lehta në 3 banesa në Njësinë Administrative Xibër.

Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026