Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025 do të zhvillohen përmes një harte elektorale të konfiguruar.
Kjo si pasojë e shtimit apo pakësimit të numrit të votuesve në qarqe.
Aktualisht Tirana është qarku me numrin më të lartë të mandateve 36. Por me rritjen e numrit të popullsisë në zgjedhjet e ardhshme propozohet të ketë 1 mandat më shumë.
Ky mandat i hiqet qarkut Korçë aktualisht me 10 mandate dhe mbetet nëntë.
Por kush fiton dhe kush humb nga ky rikompozim i hartës elektorale?
Nëse shikojmë rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare të 2021 nëse do të kishim 37 mandate në Tiranë, atëherë mandati i 37-të do t’i shkonte PS.
Ndërkohë po të analizojmë rezultatin e Korçës në 2021 dhe atje do të kishte 9 e jo 10 mandate, këtë mandat e humbte PS.
Megjithatë në kuadër të përgatitjeve të parlamentareve 2025 caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore do ta vendosë Komisioni Rregullator.
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026