Policia e Tiranës njofton se pasditne e së dielës, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një garazh ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetases A. B.
Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.