TIRANË- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shpalosur emrat, të cilët do futen ën garë për zgjedhjet lokale të pjesshme të 9 nëntorit në Bashkinë e Tiranës.
Ilir Alimehmeti, nga Partia Demokratike beson se kandidatura e tyre është e papërlyer dhe ka shanse përballë rivalit të saj, si Ogerta Manastirliu.
“Ne këtu diskutojmë një figurë të papëlqyer, publike, ka qëndruar, është i njohur, që s’ka askush që t’i thotë asnjë fjalë si Florjan Binaj vs dikujt, që ka një tufë me afera që po hetohen”, tha ai.
Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani, i ftuar në “Real Story”, tha se Florjan Binaj nuk ka eksperience në administrim, por theksoi se gjithkujt duhet t’i jepet mundësia për të provuar veten.
“ Është e vërtetë që Binaj nuk ka pasur mundësi për të pasur eksperiencë në administrim. Po ata që i kemi parë që kanë eksperienca në ministri, një pjesë e madhe, këto eksperienca e kanë me vjedhje. Duke dhënë tendera publikë, duke vjedh lekët e librave, ilaçeve dhe rrugëve. Më mirë na duhet një njeri pa eksperiencë, që e dimë që nuk na vjedh”, tha ai.
Gazetari Martina Leka, gjatë diskutimit në studio, u shpreh se Partia Demokratike e ka të pamundur të fitojë Bashkinë e Tiranës, përballë asaj që ai e quajti një makineri elektorale të Partisë Socialiste.
“Opozita nuk e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë për arsye se e di të sigurt se nuk fiton përballë kandidaturës së makinerisë elektorale të PS dhe krahasimet nuk shkojnë”, theksoi gazetari Martin Leka/abcnews.al
- Vendosmëri dhe “syri i tigrit”, si po i kundërpërgjigjet Macron-i presidentit amerikan - 21/01/2026
- “Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant - 21/01/2026
- 15 vite nga 21 Janari, Rama sulmon Berishën: Deshi t’u tregonte shqiptarëve se të vret me të vërtetë - 21/01/2026