4.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

‘Tirana është një derë e hapur për të gjithë. Shohim me kurajo përpara’/ Rama ndan videomesazhin me zhvillimin e kryeqytetit

Në prag të zgjedhjeve vendore 2023, Rama ka ndarë një videomesazh me kryefjalë Tiranën teksa gdhihej e ngrysej. Gjatë videos, tregohet Tirana si qytet i ëndrrave dhe mundësive të mëdha, me sy nga e ardhmja.

Kujtojmë se dje Kryeministri Rama ka zgjedhur Lezhën për të përmbyllur turin për fushatën e 14 majit. Kryesocialisti ka përdorur vizionin dhe programin e Partisë Socialiste si të vetmen alternativë për qytetarët në fletën e votimit. Edhe në spotin elektoral, Rama ka përdorur pothuajse të njëjtën retorikë për kundërshtarët e tij politik, dyshen Berisha-Meta.

Në shumë raste, Rama përdori etiketime të ndryshme për çiftin opozitar, si “Salike”, “Zorrë qorre”. Rama është shprehur se nuk ka sesi të votohet një politikan i shpallur Non Grata i cili as në fletën e votimit nuk është.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x