Presidenti amerikan Donald Trump, po përgatitet t’i ofrojë Presidentit rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla, në këmbim të paqes në Ukrainë.Sipas “The Telegraph”, Trump do të mbërrijë në takimin e shumëpritur me Putinin të premten që do të mbahet në Alaskë, me disa propozime që synojnë ta tërheqin Rusinë drejt një marrëveshjeje paqeje duke i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Në këto propozime përfshihet edhe aksesi ndaj Moskës në burimet natyrore të Alaskës dhe lehtësimi i disa sanksioneve amerikane ndaj industrisë ajrore ruse.
Një pjesë kyçe e paketës është gjithashtu edhe ofrimi i qasjes për Kremlinin në mineralet e rralla që ndodhen në territoret ukrainase të pushtuara aktualisht nga Rusia.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur të mërkurën, Trump paralajmëroi se Putin do të përballet me “pasoja të rënda” nëse nuk bie dakord për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë gjatë takimit të tyre në Alaskë.
Ai gjithashtu zbuloi synimin për një takim të dytë të menjëhershëm, kësaj here me pjesëmarrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
- Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër - 31/07/2026
- FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin - 31/07/2026
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026