James Rubin, ish-Nënsekretar i Shtetit dhe krahu i djathtë i Madeleine Albright, dëshmoi këtë të hënë përpara Gjykatës Speciale të Hagës në mbrojtje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili e ka ndjekur prej ditësh këtë proces gjyqësor direkt nga Haga, ka treguar në Top Story detajet e papara gjatë momentit të dëshmisë së James Rubin.
“Ishte një ndjesi krejt tjetër të ishe në sallën ku qëndrojnë qytetarët dhe gazetarët e ta shihje këtë proces me sytë e tu. Gjatë gjithë ditës së sotme, kur ka dhënë dëshminë e tij James Rubin, Hashim Thaçi ka qenë tepër i qetë, madje herë pas here ka qeshur duke biseduar me avokatët e tij mbrojtës. Jakup Krasniqi, ish-kryetari i Kuvendit, herë pas here prekte mjekrën e tij të bardhë, duke përçuar mesazh mbrojtës. Rexhep Selimi shpenzonte kohë duke vizatuar, ndërsa Kadri Veseli shikonte me vëmendje momentin kur jepte dëshmi James Rubin.
Tani në këto dhoma të specializuara, këta personalitete, si James Rubin, po japin dëshmi për mbrojtje. Miqtë e Kosovës, aleatët amerikanë, nuk e kanë lënë vetëm ish-kupolën udhëheqëse të UÇK-së, të cilët përballen me akuza të rënda, të cilat i kanë mohuar që prej fillimit të kësaj çështjeje”, u shpreh gazetari Muhamed Veliu.
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026
- Lirimi nga burgu i Beqajt dhe largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten dhe blihen nga… - 31/07/2026
- “Në Aruba nuk ka pasur politikanë”, avokati i Artur Shehut, Kujtim Cakrani: Zvërneci është tokë e trashëguar, pronari ja shet kujtdo - 31/07/2026