Tetori është muaji i ndërgjegjësimit në përpjekje për parandalimin e kancerit të gjirit. Stafi i promocionit pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Korçë, ka nisur fushatën vjetore që synon të edukojë rëndësinë e kontrollit të hershëm, informimin, parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe kurimin e kësaj sëmundjeje.
Nada Tërpo, Shefe e Kujdesit Shëndetësor Parësor ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji, kabineti i mamografisë do të punojë me orare të zgjatura. Sipas saj vitin e kaluar vetëm në muajin tetor janë kryer mbi 1300 ekzaminime të gjirit.
Fushata për parandalimin e kancerit të gjirit do të shtrihet në disa institucione shtetërore e subjekte private, për të rritur ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave, duke u bërë atyre apel që të kryejnë kontrollin e gjirit, pasi diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026