8.5 C
Tirana
01 / 05 / 2025

Termoizolimi i banesave në Pogradec/ Projekti do të shtrihet edhe në zona të tjera të qytetit

Pas investimit në sistem kapot tek rruga Gani Homçani, Bashkia Pogradec është e vendosur të vijojë investimet e tilla me qëllim rehabilitimin e pallateve, veshjen e tyre në mënyrë që të sigurohen ambiente më të ngrohta për qytetarët.

Nënkryetari i bashkisë Pogradec, Paskalino Ziko thotë se një tjetër projekt termoizolimi do të marrë jetë së shpejti, duke përfshirë 3 zona në brendësi të qytetit. Bëhet fjalë për disa pallate të mbetura tek rruga  Gani Homçani. Ky investim do të shtrihet edhe në pallatet e Vërdovës dhe ato të Çerravës.

Termoizolimi i pallateve të ndërtuara para viteve 90’ është një nga fokuset kryesore të punës së Bashkisë Pogradec, pasi nisur nga temperaturat e ulta të dimrit, sigurohet më pak konsum për ngrohjen e banesave. Paralelisht bashkia bën me dije se vijon aplikimet pranë Fondit të Zhvillimit edhe për pallate të tjera në të gjitha lagjet e qytetit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x