Arrestohen disa pedadogë me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit pasi u akuzuan për korrupsion nga disa studentë.
Pedagogët i përkasin Fakultetit të Ciklit të Ulët dhe dyshohen për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti, të cilët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët.
Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, bëhet me dije se, Florinda Tarusha, Monika Hodaj, Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu janë shtatë pedagogët e vënë në pranga si të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv, si dhe sekseri Gazmend Hodaj. Ky i fundit mendohet se luante rolin e ndërmjetësit mes studentëve dhe pedagogëve.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut - 09/02/2026
- Pezullimi i Ballukut, Rama mbledh grupin e PS pak orë para vizitës në Bruksel: Do vijojmë betejën ligjore - 09/02/2026
- Prokuroria e Hagës jep pretencën për ish-drejtuesit e UÇK-së, kërkon 45 vite burg (VIDEO) - 09/02/2026