SHQIPËRI- Deri në orët e mesditë një pjesë e mirë e Shqipërisë parashikohet të jetë në dominimin e motit të kthjellët.
Vranësira të pakta pritet të ketë në shtrirjen Lindore.
Ndërsa në orët vijuese vranësirat e lehta dhe kalimtare herë pas here do të shfaqen dhe në qytetet e zonës së ulët.
Por përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë intervalet e gjata me kthjellime edhe në pjesën e dytë të ditës së diel.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 20°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026