18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Teatri Eksperimental nis sezonin/ “Kjo rinia jonë” shfaqet në Teatrin e Korçës

Për pesë netë me radhë publiku korçar ka mundur të ndjekë shfaqjen “Kjo rinia jonë” e cila erdhi premierë në Teatrin e Korçës, si prodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental. Vepra e shkruar nga Kenneth Lonergan dhe me regji nga Silvio Goskova është një hulumtim teatror mbi përplasjet e adoleshencës me pjekurinë, që zbërthen ballafaqimin me të kaluarën e konfliktet midis gjeneratash.

Regjisori i kësaj shfaqjeje, Silvio Goskova ka zgjedhur që aktorët të luajnë dhe të ndërveprojnë edhe me publikun duke e bërë atë pjesë të ngjarjes. Ai tregon se nuk ka qënë e lehtë të ishte njëkohësisht në rolin e regjisorit edhe të intrepretuesit në këtë shfaqje.

Në këtë shfaqje kanë interpretuar edhe aktorët Denada Llanaj dhe Juxhin Plovishti, të cilët janë ngjitur për herë të parë në skenë duke përjetuar emocione të shumta nga mikpritja e publikut korçar.

Me këtë shfaqje është çelur zyrtarisht sezoni i ri artistik i Teatrit Kombëtar Eksperimental. Shfaqja tregon se kemi një brez të rinjsh të talentuar në fushën e teatrit është shprehur Altin Basha, drejtor i këtij teatri.

“I befasuar me premierën “Kjo rinia jonë” në teatrin e Korçës. Denada, Silvio dhe Juxhini e shkundën skenën atje. Pasioni dhe puna a tyre u shpërblyen me sukses. Fondi i teatrit për të rinj po jep rezultat të shkëlqyer. Rruga e mbarë kolegë të rinj. Është një rrugë e vështirë, por e pashë në sytë tuaj dëshirën. Urime. Një nga aspektet më të bukura të punës time si drejtor i TKE është të ndihmoj të rinjtë. Shfaqja juaj me siguroi se kemi një brez të talentuar dhe stafeta do jetë e sigurt”, shprehet Basha. Në vijim, drejtori Altin Basha thotë se kjo garë u ngrit në një tjetër nivel. “Komplimente edhe kolegëve pedagogë në Universitetin e Arteve. Puna juaj ka nxjerrë artistë të rinj, që ëndërrojnë dhe punojnë bukur. Teatri i Korçës faleminderit, që ju bashkangjitët nismës. Ministria e Kulturës morët vendimin e duhur. I gjithë stafi i shfaqjes jeni shembull për të rinjtë e tjerë. Fantastike. E ngritët në nivel tjetër garën”, shprehet drejtori i TKE në reagimin e tij publikuar në Facebook.

Vepra “Kjo rinia jonë” erdhi në skenë si produksion i projektit “Fondi i teatrit për të rinj”, një nismë e Ministrisë së Kulturës, mbështetur nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në bashkëpunim me teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

546adcdb-5b9b-4009-a5c2-e2d9b75826f8.jpg
c5d50b58-9459-4104-bede-48be03dab9f5.jpg
73bef922-ce6b-4123-8bd3-75611daeeb1b.jpg
994fd314-f9d9-4711-b320-1e5c243e4613.jpg
a83fa558-41a6-475e-ae8c-d850147d97fe.jpg
2f842804-45a7-4c60-934d-67f642071e79.jpg
f82d0b88-f359-48af-8456-9094a48988f9.jpg

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x