35.5 C
Tirana
17 / 07 / 2024

“Të tregojë të vërtetën për financimin rus”/ Këlliçi: S’ka pasur atentat të planifikuar ndaj Bashës, është e inskenuar

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi tha se nuk ka pasur atentat të planifikuar ndaj Lulzim Bashës, në vitin 2017 dhe sipas tij, kjo është një çështje e inskenuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, deputeti u shpreh se mes mijëra email-ve të publikuara nga hakerat rusë, është më mirë që të fokusohen te çështje të rëndësishme e jo te lajmi i Bashës, ish-kryetar i PD-së.

“Lajmi për atentatin ndaj Bashës ka qarkulluar njëherë në vitin 2017, ka qarkulluar vetëm një ditë nëpër portale. Do doja që mes mijëra email-ve, të paktën të fokusoheshim te çështje serioze dhe te gjërat që kanë thelb. Nuk besoj se ka pasur një atentat, kam përshtypjen se është i inskenuar. Më duket si një fabulë për të mbushur portalet”- theksoi Këlliçi.

Hakerat të cilët sulmuan kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në vendin tonë, kanë publikuar dokumentin e Drejtorisë së Anti-terrorit i vitit 2017, në të cilin thuhej se pas disa hetimeve ishte arritur në përfundimin se ishte planifikuar një atentat ndaj Lulzim Bashës, i cili asokohe drejtonte Partinë Demokratike.

Në dokument, bëhet e ditur se tre janë personat e dyshuar të cilët do të kryenin atentatin ndaj Bashës.

Financimi rus, Këlliçi: Basha të thotë të vërtetën, asnjë deputet s’ka pasur dijeni

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, tha se nëse është e vërtetë se Lulzim Basha ka marrë financim 500 mijë dollarë nga Rusia, duhet të dalë dhe të thotë të vërtetën.

Në një intervistë për Euronews Albania, ka deklaruar se atë kohë, pra në vitin 2017 asnjë deputet nuk ka pasur dijeni për kontratën e lobimit, ndërsa theksoi se është bërë në mënyrë individuale dhe për këtë i takon vetëm ish-kreut të PD-së, Lulzim Bashës të flasë.

“Në momentin që raportimet  vijnë nga BBC, VOA dhe flitet për raportime  inteligjente amerikane, sigurisht që duhet të bëhet transparencë. Është në nder të  Bashës që të flasë hapur dhe të bëjë transparencë.  Nëse ka një të vërtetë në këtë çështje është një njollë që nuk ka pse ta mbajë askush në PD, përveç atyre që kanë dijeni dhe kanë qëndruar prapa asaj skeme lobimi.

Kjo është një çështje shumë e rëndë, cenon drejtpërdrejt marrëdhëniet tona me SHBA. Asnjë deputet i PD-së në atë kohë nuk ka pasur dijeni për kontratën e lobimit. Është bërë në mënyrë individuale, ndaj i takon Bashës që të flasë”- deklaroi deputeti.

/javanews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x