Në prag të protestës kombëtare kundër hartës territoriale të socialistëve që ndan vendin në 46 bashki, demokratët kanë nisur përgatitjet për tubimin e së enjtes.
Në oborrin e PD-së u shfaqën manekinët e Belinda Ballukut me veshje burgu, Ergys Agasit, Mirlinda Karçanajt dhe Erion Veliajt. Në mes tyre edhe shënjestra e protestës, kryeministri Edi Rama, të cilit demokratët i kërkojnë të japë dorëheqjen për të gjitha skandalet.

5 muaj nga protesta e fundit, demokratët rikthehen në shesh, ndërsa skenari i protestës ende mbahet sekret. Parlamenti pritet, si çdo të enjte, të jetë nën masa të rrepta, ndërkohë që pritet të jetë i njëjti perimetër i gjerë sigurie për të shmangur kontaktin e protestuesve me deputetët.

Berisha një ditë më parë bëri thirrje për një protestë pa simbole, ndërkohë që flamingot kërkojnë që të rrinë larg edhe deputetët.

- Pse u mblodhëm në Prishtinë vetëm ‘ne të barkut të Shën Mërisë’? - 07/10/2026
- Të ‘paftuarit’ në oborrin e PD/ Nga Balluku te Agasi, Veliaj, Karçanaj dhe Rama, demokratët gati për protestë kombëtare - 07/10/2026
- Konflikti GJKKO-Dhoma e Avokatisë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme dhe e evitueshme, Kuvendi të ndërhyjë - 07/10/2026