Burime bëjnë me dije se Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Kuvendit, duke njoftuar se më 25 nëntor do të dërgojë dy ekspertë të saj për të asistuar në procesin e Reformës Zgjedhore.
Ndërkohë, ODIHR ende nuk ka kthyer një përgjigje lidhur me kërkesën për përfshirje në këtë proces.
Ekspertët pritet të punojnë për disa çështje të rëndësishme të Reformës Zgjedhore, mes të cilave ligji për financimin e partive politike dhe ndryshimet që lidhen me shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë.
Gjithashtu, në tryezën e diskutimeve do të jetë edhe paketa e propozuar nga Partia Demokratike për ndarjen e shtetit nga partia, një prej nismave të opozitës në kuadër të reformës.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Venecia i përgjigjet Kuvendit, sjell dy ekspertë më 25 nëntor për Reformën Zgjedhore - 23/11/2026
- Nga një mister 167-vjeçar te një zgjidhje me AI? Studiuesi i Anthropic pretendon se ka zgjidhur Hipotezën e Riemann - 23/11/2026
- “Po japin rezultate me reformat”- Anëtarësimi në BE, Shqipëria do të mbyllë edhe 5 kapituj brenda dhjetorit, Kos: Zgjerimi po ecën përpara! - 23/11/2026