Kryeministri Edi Rama në Davos të Zvicrës theksoi se Bashkimi Evropian duhet t’i rrisë fondet në Ballkanin Perëndimor.
“Zgjerimi i Horizonteve të Europës” ishte paneli i zhvilluar sot në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror 2023, në Davos, me të ftuar Kryeministrin Edi Rama, Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola, Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, si dhe Kryeministrin e Irlandës Leo Varadkar.
Si mundet Komuniteti i ri Politik Evropian të ndihmojë Bashkimin Evropian dhe fqinjët e tij të forcojnë peizazhin e sigurisë së kontinentit mes ndryshimeve më të gjera gjeopolitike – ishte tema e diskutimeve, nën moderimin e gazetarit të Politico-s Jamil Anderlini.