Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka biseduar mbrëmë edhe për takimet e këtij të fundit me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.
Kurti ka thënë se ka përmirësim të atmosferës për Kosovën në raport me njohjet por nuk ka hapa konkret.
“Ai na tregoi neve edhe për takimet që i ka pasur dhe në këto takime ka përmirësim të atmosferës për Kosovën në raport me atë që është e nevojshme për neve, pra njohja, mirëpo nuk ka hapa konkret dhe unë besoj që duhet angazhim shumë më i madh që të kemi hapa konkret.
Pesë shtetet që nuk e njohin ende Kosovën nëpërmjet njohjes së tyre do të na e hapnin plotësisht rrugën për integrim në NATO dhe në Bashkim Evropian dhe kjo është tejet e rëndësishme për neve, natyrisht që po të kishim ne mundësinë për ulëse në OKB gjithçka do të ishte më kollaj por duke pasur parasysh se në Këshillin e Sigurimit të OBK-së e kemi Federatën Ruse dhe Kinën, ajo minimumi çka qytetarët e Republikës së Kosovës presin është që pesë shtetet demokratike evropiane t’i bashkohen shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha ai.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026