Nuk ka dakordësi mes ministrisë së Arsimit dhe pedagogëve sa u takon rritjes së pagës së tyre.
Pas përfundimit të takimit, një prej pedagogëve foli për mediat duke thën se në këtë takim ranë vetëm dakort për trasparencën e shpenzimeve të univeristeteve.
Ai paralajmëroi se protesta e 5 tetorit nuk do të anulohet.
“Ne në kërkesat tona kami qenë minimaliste. Jemi në pritje të një feedback për kërkesat që ramë dakord me ministrinë. Nuk mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë protestat, protesta e 5 tetorit nuk anulohet. Për rritjen e pagës nuk është arritur një dakordësi. 180 euro ministrisë i duket hataje, ne 200 euro na duket tallje.
Ramë dakord në lidhje me transparencën te U-transprenca të shpenzimeve të universiteteve. Premtoi që do u kërkojë universiteteve me shkresë që qytetarët të kenë njohuri sesi shpenzohen paratë publike. Për pikën në lidhje me doktoraturat, me kushte për të marrë titullin profesor. Mund të rregullohet se është një non sens. Ramë dakord për një rikonceptim të orës mësimore. U ra dakord që do analizohet në tërësi që të mund të vihet një koeficient. 23% që i është vënë për tatim. Ministrja tha se do rakordohej me rektoratet”, tha një prej pedagogeve.
- Mijëra drita në qiellin e Nju Jorkut, kështu përkujtohet 25-vjetori i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit (Video) - 11/09/2026
- Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork, mund të jem më i hapur për negociatat - 11/09/2026
- Një çerek shekulli nga “11 Shtatori”, Presidenti Begaj përkujton sulmet që tronditën globin: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë - 11/09/2026