Analisti i njohur Frrok Çupi, i ftuar në ABC News, komentoi takimin që kryeministri shqiptar do mbajë këtë të diel me shqiptarët e Italisë.
Ai theksoi se takimi në Milano ka disa dallime, të cilat tregojnë dhe afrimitetin mes dy shteteve dhe dy popujve tanë.
“Do ketë një bilanc më të pasur sesa Athina, sepse Athina ishte “detyruar” të kishte nëpërkëmbë ca probleme nacionaliste politike dhe të së shkuarës, ndërsa në Itali është krejtësisht i çliruar prej këtyre gjërave”, tha ai.
Ai përmendi marrëveshjet e arritura, të cilat sipas Çupit mund të shërbejnë si model edhe për vendet e tjera të BE-së.
“E dyta marrëveshjet, në sajë të qeverisjes së Edi Ramës me Italinë kanë avancuar shumë sa janë kthyer në model për BE, për qytetërimin evropian”, theksoi ai.
- VanHorn takohet me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj: Ekspertizë amerikane për PPP - 18/11/2025
- Joe Biden hoqi kufizimin e përdoriit të tyre, Ukraina godet objektivat ushtarake ruse me raketat ATACMS - 18/11/2025
- Mbrojtja ajrore ruse rrëzon dy dronë ukrainas që ishin drejtuar drejt Moskës, pezullohen përkohësisht fluturimet në aeroportin kryesor të vendit - 18/11/2025