Kryeministri Edi Rama në takim me Gjeneralin Christopher Cavoli
Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama.
Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se ky takim ka theksuar lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Gjenerali amerikan Christopher Cavoli nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Shqipëri
Gjeneral Cavoli takohet me Presidentin Begaj, zbardhet fokusi i bisedës
Në këto lidhje, ambasada e SHBA, përfshin dhe rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, për të cilat thotë se janë jetike për të çuar përpara paqen në rajon dhe më gjerë.
“Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë”, shkruan ambasada e SHBA në “Facebook”.
- “Në Borje, aty jeton një plakë treqind vjeçare që rrëfen kronikën dhe kujtesën e të gjitha kohërave…” - 26/12/2024
- Borë dhe shi në verilindje, parashikimi i motit për sot - 26/12/2024
- Mrekullia e Krishtlindjeve ndodh vërtetë/ I moshuari ribashkohet me familjen e tij biologjike, 75 vite pasi u birësua - 26/12/2024