20 vite nga ikja e Teodor Kekos, yjet e skenës bëhen bashkë për të kujtuar shkrimtarin.
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushi, Ardit Gjebrea dhe Kristian Koroveshi do të interpretojnë më 14 shtator në sallën e katedrales ortodokse, në Tiranë.
Aktiviteti do të mbahet në orën 20:00 me titullin ‘Taki me Dorin’.
“Mes poezish, muzikës, kujtimeve… duket sikur Dori nuk ka ikur asnjëherë. Ndaj dhe vazhdojmë ritualin e takimeve… Edhe këtë herë, edhe pas 20 vitesh. Në një mbrëmje-homazh për Teodor Kekon, me vargje, muzikë, yje të skenës, miq… e të tjera, e të tjera… jeni të ftuar” – shkruan ministrja Elva Margariti.
Teodor Keko ishte shkrimtar dhe publicist shqiptar. Ai lind në Tiranë, i biri i regjisorëve të kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha Jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor.
Për një periudhë kohe ka qenë deputet i Parlamentit shqiptar. Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme si, poezi, dramë, novelë si dhe tregimeve të shkurtra.
- Tom Doshi takim me qytetarët: “Marrim 3 mandate në Shkodër” - 24/04/2025
- “I çova tortë me reçel të shtunën, më tha ‘jam shumë mirë’”, kirurgu personal tregon momentet e fundit të Papës: Më thirrën në 5 të mëngjesit kur… - 24/04/2025
- Miting i madh i PSD në Shkodër/ Tom Doshi: Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim dinjitoz - 23/04/2025