Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj Top Channel, ku nga breshëria e kallashnikovit humbi jetën roja Pal Kola.
OSBE dënon këtë akt, teksa shkruan se një sulm i tillë kundër medias është sulm flagrant kundër demokracisë.
“Dënojmë me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it dhe shprehim tronditjen dhe ngushëllimet tona të ndjera për familjen dhe kolegët e punonjësit të sigurisë, z. Pal Kola, i cili humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa ruante ndërtesën ku bëhet gazetari që i shërben informimit publik.
Një sulm i tillë flagrant kundër medias është sulm flagrant kundër demokracisë. Prezenca e OSBE-së u bashkohet thirrjeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit për një hetim të shpejtë e të plotë të incidentit dhe pret që autorët dhe motivet e plota të këtij sulmi të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë”, shkruan OSBE.