Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të “hakmerren” për vdekjen e ushtarëve amerikanë gjatë operacioneve ushtarake kundër Iranit.
Në një video të publikuar në platformën Truth Social, presidenti amerikan u shpreh se SHBA-të do t’i japin “goditjen më ndëshkuese” regjimit iranian.
Sipas presidentit, SHBA-të po ndërmarrin një operacion masiv jo vetëm për sigurinë aktuale të vendit, por edhe për të ardhmen. “Ne po ndërmarrim një operacion masiv, jo vetëm për të siguruar sigurinë për kohën dhe vendin tonë, por edhe për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre,” tha Trump. Ai e cilësoi këtë si “detyrën dhe barrën e një populli të lirë”.
Trump theksoi se veprimet e SHBA-së janë “të drejta dhe të nevojshme” për të garantuar që amerikanët të mos përballen kurrë me një regjim që ai e quajti “terrorist radikal dhe të etur për gjak”, të armatosur me armë bërthamore.
Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë, ndërsa përplasjet mes SHBA-së dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen.
- Sulmet iraniane, Emiratet e Bashkuara Araba mbyllin ambasadën në Teheran dhe tërheqin stafin diplomatik - 01/03/2026
- Britania pranon kërkesën e SHBA për përdorimin e bazave ushtarake, Starmer: Detyra ime është të mbroj jetën e shtetasve britanikë - 01/03/2026
- Sulmet e koordinuara me Izraelin ndaj Iranit/ Vdekja e ushtarëve amerikanë, Trump kërcënon: SHBA do të hakmerret - 01/03/2026