Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka udhëtuar drejt SHBA-së në kuadër të një vizite zyrtare ku është takuar me një sërë personalitetesh të rëndësishëm të politikës amerikane.
Në nisje të takimeve, Spiropali është pritur nga Senatori, njëkohësisht dhe Kryetari i Komisionit të Sigurisë së Brendshme në Senat, Gary Peters.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte dhe sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemit të shërbimeve online në Shqipëri. Ministrja Spiropali shprehu mirënjohjen për mbështetjen që SHBA i ka dhënë vendit tonë për këtë çështje.
“Diskutuam për progresin që ka bërë Shqipëria, sfidat e së ardhmes, sulmet kibernetike të Iranit ndaj shërbimeve qeveritare në vendin tonë, si dhe sanksionet e ndërmarra nga SHBA dhe partnerët për dënimin e këtij akti kriminal” – thotë ministrja Spiropali.Postimi i plotë i Elisa Spiropalit:
Washington DC – Nder dhe kënaqësi të nis vizitën zyrtare me Senatorin Gary Peters, Kryetar i Komisionit të Sigurisë së Brendshme në Senatin, ku mbulohen çështje të sigurisë kibernetike, bashkëkryetar i grupit të miqësisë me Shqipërinë, një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe shqiptarëve!
I shpreha mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështetjen që Kongresi & Senati Amerikan vijojnë të japin për vendin tonë.
- Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja - 18/05/2025
- “I ndarë veç, për t’i dhënë vëmendjen e duhur”, Edi Rama publikon foton, zbulon dokumentin me rëndësi që Meloni solli në Shqipëri: Motra… - 18/05/2025
- Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën - 18/05/2025