Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përgënjeshtruar deklaratat e Sali Berishës se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”.
Sipas SPAK-ut, informacionet e përmendura në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”.
SPAK sqaron se informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur. SPAK i bën thirrje mediave dhe opinionit publik të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe spekulative”, thuhet në njoftimin e SPAK.
SPAK bën thirrje gjithashtu për një trajtim të përgjegjshëm dhe të balancuar të informacionit nga ana e përfaqësuesve politikë dhe mediave ndërsa shton se “do të vijojë punën pa asnjë kompromis në ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së publikut në ushtrimin e funksioneve të tij”
- Çfarë përmban propozimi i Trump për armëpushim dhe a mund t’i japë fund luftës së Izraelit në Gaza? - 07/07/2025
- Raundi i parë i bisedimeve mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje - 07/07/2025
- Izolohen tri vatra zjarresh në vend, MM: Në Finiq, Poliçan dhe Elbasan situata e stabilizuar - 07/07/2025