SPAK ka kërkuar “arrest me burg”, duke i pamundësuar komunikimin me persona të tjerë përtej familjes, mirëpo kur të gjithë e konsiderojnë si një masë e rëndë, Sali Berisha tregon se i pëlqen shumë. Për këtë ka listuar 2 arsye.
“Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë, por e dini pse? Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër 2 gjëra, së pari se cili është Edi Rama, bastard, pasardhës i një xhelati. Së dyti, është se është dëshmi e tmerrit që ai ka nga unë, dhe mua kjo më pëlqen të jem i sinqertë”, tha Berisha.
Berisha u pyet nëse do të zbatonte masën e arrestit shtëpiak. “Unë siç keni konstatuar ju, në fushën që është e avoketërve, ndjek konsultat me ta. Nuk është momenti të konsultohem paraprakisht. Konsultat vijnë hap pas hapi. Do të ndjek këshillën e tyre”, tha ai.
Ndërkohë, nuk ka një përgjigje se si do të vijojë aksionin opozitar në një kohë kur do të jetë në një masë sigurimi.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026