Indiciet për ndërhyrje në kompjuterët e SPAK u faktuan ditën e sotme pas një reagimi zyrtar të Prokurorisë së Posaçme ku konfirmonte arrestimin e dy personave.
Sulmi kibernetik ka arritur të depërtojë në email-et e 3 prokurorëve të posaçëm të SPAK, ndërsa nuk është arritur të zbërthehet adresa elektronike e kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.
Analisti Ervis Iljazaj tregon për “Top Story” se SPAK është një institucion që sulmohet nga politika dhe kjo e fundit ndikon që opinioni publik ta ketë frikë.
“Hakerimi mund të ndodhë dhe në institucione më të rëndësishme. Janë hakeruar Kremilini apo Pentagoni. Gazetarët kanë zbuluar plane më të rëndësishme në Amerikë dhe e kanë fituar gjyqin. Diskutimi më i rëndësishëm është ajo që tha Anila (Hoxha). Njerëzit kanë frikë nga SPAK, apo e besojnë? Unë mendoj se kjo gjë, ka një sërë interesash në Shqipëri. Deri tani ne kemi pasur frikë nga politika. Tani kam përshtypjen, del një institucion tjetër që e balancon politikën dhe kalojmë në një ekstrem tjetër. Ata që e kanë frikë këtë institucion do e pikturojnë si një gogol, që ndikon dhe opinionin publik. Unë do kisha frikë nga një institucion që nuk sulmohet nga politika, por jo nga një që sulmohet”, tha Iljazi.
- “Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj! - 03/11/2026
- Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi - 03/11/2026
- “Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes - 02/11/2026