Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 33 urdhërarreste për personazhe të botës së krimit, ish-zyrtarë të drejtësisë dhe efektivë policie, nga të cilat janë ekzekutuar 15 prej tyre. Raportohet se janë zbardhur 6 vrasje, 2 vjedhje, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, si dhe pastrim parash.
Masat e sigurimit të konfirmuara nga Gjykata e Posaçme u kërkuan nga SPAK pas një hetimi të kryer me bazë dëshmitë e dhëna nga bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe të dhënat nga komunikimet në aplikacionin Sky.
Operacioni për vënien në pranga të personave të gjetur të përfshirë në vrasje dhe krime të tjera nisi në orët e para të të mërkurës në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.
SPAK nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar, por mësohet se një masë sigurimi “Arrest në shtëpie” është lëshuar edhe për një ish-gjyqtare që ka ushtruar detyrën në qytetin e Elbasanit dhe një zyrtar të paraburgimit të Bradasheshit.
Masa “arrest në burg” është caktuar në mungesë për disa personazhe të botës së krimit, po ashtu nga qyteti i Elbasanit. Nga ana tjetër, në Durrës burime konfirmuan që në pranga është vënë një oficer policie.
Një nga ngjarjet që zbardhur nga SPAK është ajo që njihet si masakra e Bradasheshit e Dhjetorit 2018, ku u ekzekutua Endrit Alibeaj, Alben Dylgjeri dhe një shtetas rumun me pasaportë turke, mik i familjes.
Është zbardhur dhe vrasja e Klevis Kapllanit, i cili u ekzekutua me 14 plumba në Shtator të 2020-ës. Klevis Kapllani, dyshohet se u nxorr në pritë për shkak të ngjarjeve kriminale në Elbasan.
Në kuadër të operacionit është zbardhur dhe atentati ndaj vëllezërve Baho, ku njëri prej tyre mbeti viktimë (Klevi Baho) dhe tjetri i plagosur (Sandër Baho). Klevi Baho, mbeti i i vrarë në atentat në Korrik 2019 në Elbasan.
Nga operacioni është zbardhur edhe vrasja e Andi Zylyfit dhe plagosja e mikut të tij, Ardit Uruçi, e ndodhur në Dhjetor 2019 në Peqin. Zylyfi dhe Uruçi u qëlluan me breshëri automatiku sapo dolën nga një lokal dhe hipën në makinën e tyre. Pista kryesore e hetimit ishte ajo e hakmarrjes për shkak të lidhjeve familjare që viktima 26-vjeçari, Zylyfi kishte me Endrit Alibeaj, i cili u ekzekutua në rrethrrotullimin e Bradasheshit bashkë me dy persona të tjerë.
SPAK ka zbardhur dhe atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Irfan Hazizi në Nëntor të vitit 2020 në Berat para një karburanti. Ngjarja ndaj biznesmenit ka dyshime të ketë lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela.
EMRAT E PERSONAVE NDAJ TË CILËVE ËSHTË CAKTUAR URDHËRARREST:
- Talo Çela
- Altin Kamami
- Rexhino Doci
- Arben Lamcja
- Arsen Mema
- Eljo Bitri
- Leam Rragami
- Elvis Daka alias Dragoviç
- Dorjan Dyli
- Matilda Hoxholli
- Denada Todi
- Flobenc Mecja
- Armis Stafa
- Maksim Koci
- Erzen Çopja
- Franc Çopja
- Hajdar Bako alias Çopja
- Mikael Qosja
- Maetin Musaj
- Guri Biba
- Pajtime Fetahu
- Renato Masuku
- Leonardo Rragami
- Altin Ndoci
- Agustin Cinari
- Xhimi Hoxha
- Klodian Sinameta
- Gruas së Bashar al-Assad i japin shanset 50/50 për t’i mbijetuar leuçemisë! Ajo kërkon me ngulm të largohet… - 26/12/2024
- VIDEO / Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike?! Flet Spartak Ngjela - 26/12/2024
- “Në Borje, aty jeton një plakë treqind vjeçare që rrëfen kronikën dhe kujtesën e të gjitha kohërave…” - 26/12/2024