Nikoll Lesi ka komentuar emërimin e Blendi Gonxhes si ministër.
“Blendi Gonxhja u propozua ministër. Një ministri e rrallë, e gjetur vetëm nga Edi Rama. Mirëfunksionimi i kësaj superministrie të re do të varet vetëm nga Blendi Gonxhe.
Lirinë për të vepruar lirshëm e ka Blendi Gonxhja pasi kryeministri e ka të njohur të vjetër dhe besnik. Ndër vite Gonxhja ka fituar eksperiencë dhe zhdërvjelltësi në administrimin e pushtetit.
Ky emërim nuk ka lidhje fare me atë që thuhet lart dhe poshtë se Edi Rama donte një zgjidhje me finesë se si të largonte ministren e kulturës, zonjën Margariti.
Edi Rama nuk e ka fare siklet apo problem kur do të heqë dikë nga kabineti qeveritar. Ndaj nuk ka asnjë lidhje me ministren e deritanishme të kultures. Kryeministrit i duhej një konceptim tjetër i kulturës si ministri, sikurse dhe e ekonomisë. Dhe njeri më adapt dhe me të zotin në mazhorancë se sa Blendi Gonxhja nuk ka sot për sot në Rilindje.
Nese kjo levizje është sipari i një sërë largimesh të tjera në qeveri kjo duhet parë nga SPAK.
Vetem dosjet e SPAK mund ta ndryshojnë prapë qeverinë pas Blendi Gonxhes!
Burime të besueshme thonë se një tjetër “peshk”, pothuaj i madh, do ta marrë SPAK nga radhet e mazhorancës.
Nese ndodh kjo do te kemi rikompozim drastik të qeverisë”, shkruan Lesi në gazetën e vet.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026