Nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, një aksion i madh antidroge është duke u zhvilluar në Tiranë dhe në periferi të saj.
Burime jozyrtare të gazetares së Top Channel Anila Hoxha bëjnë me dije se aksioni vjen pas një hetimi disamujor, ndërsa dyshohet se në periferi të Tiranës është zbuluar një laborator kokaine.
Kontrolle po bëhen edhe në zona të tjera të Tiranë, në disa banesa, ndërsa thuhet se ka edhe disa të arrestuar, por ende nuk dihet numri, pasi operacioni është në vijim. Në “shënjestër” mendohet se është një grup kriminal që shpërndanë lëndë narkotike të forta.
Ky aksion vjen një ditë pas takimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ilir Proda me ata të DEA-s në Athinë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump - 06/08/2026
- Mohamed Salah mbërrin te Trabzonspor, Ernest Muçi bën gjestin e veçantë për të pritur ikonën e Egjiptit - 06/08/2026
- Luis Figo nuk kursehet ndaj Gianni Infantinos: Duhet të largohet tani - 05/08/2026