7.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

Sot votohet për arrestimin e Berishës, PS-PD me dy raporte, blindohet Parlamenti

Këtë të enjte parlamenti pritet të votojë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, pas miratimit që mori në këshillin e mandatave ditën e hënë. Në të njëjtën kohë edhe opozita ka paralajmëruar protestë, e cila sipas demokratëve është vazhdim i mosbindjes civile në Parlament

Ndërkohë policia e kryeqytetit ka marrë masa për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë protestës së  të demokratëve. Që në orët e para të mëngjesit makinat e Policisë shihen në hyrje ndërtesës së Parlamentit. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla hyri në Kuvend nga pedonalia Murat Toptani.

Dy raporte janë kopsitur nga anëtarët e Këshillit të Mandave të cilët dy ditë më parë me 6 vota pro votuan në mbështetje të kërkesës së SPAK për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Ndonëse PS dhe Enkelejd Alibeaj i dorëzuan të ndarë në Kuvend raportet që do të votohen sot, kërkesa e tyre për deputetët është e njëjtë që parlamenti t’i hapë rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës dhe më pas arrestimin e tij.

Një ditë më parë Gjykata kushtetuese rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për interpretimin e nenit kushtetues për heqjen e imunitetit, duke i hapur kështu rrugën Kuvendit për heqjen e mandatit.

Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme ajo që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Sali Berishën.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x