Bijan Poladrag, iraniani i dyshuar për terrorizëm ka seancën e radhës sot ku prokurori i SPAK, Vladimir Mara pritet të paraqesë pretencën ndaj tij.
Seanca pritet të zhvillohet në orën 12:00 në Gjykatën e Posaçme.
Planifikimi për sulm terrorist:
Gazetari Eni Ferhati raportoi nga SPAK se iraniani ka dy vite që është ndaluar nga autoritetet shqiptare mbi dyshimet për terrorizëm.
Poladrag dyshohet se mblidhte informacion ndaj anëtareve të MEK, kjo e faktuar nga materiale e foto që i janë gjetur në celular, të cilat i disponojnë autoritetet.
Rezulton që ky shtetas iranian ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe ka qenë banor i kampit në Manëz.
Ai vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë planifikonte sulmin terrorist./euronews/
- Champions League: Gordon ‘poker’ golash, Newcastle ‘luan tenis’ me Qarabag, sheh 1/8 e finaleve në horizont - 18/02/2026
- “Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë - 18/02/2026
- “Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti - 18/02/2026